
Spanja do të zhvillojë ditën e sotme një miqësore me Jordaninë në orën 17:00. La Furia Roja do të bëjhë testet e fundit përpara nisjes së kampionatit Botëror për të nxehur muskujt e lojtarëve. Përpara ndeshjes, trajneri Luis Enrique, foli në konferencën e shtypit për objektivat në Katar dhe gjendjen e Moratës dhe Ansu Fati.
“Spanja do t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e imja por e them këtë duke u bazuar në cilësitë që posedojmë. Rrugëtimi nis nga Kosta Rika dhe pastaj do të kemi 6 beteja të tjera për të arritur misionin tonë.
Ansu Fati është shumë më mirë nga se ishte në qershor dhe kjo është fakt. Në ndeshjen e sotme do të jetë titullar dhe shpresoj që ai të luajë 90 minuta. Përsa i përket Moratës, nuk ka të reja nga dëmtimi i tij. Reparti ynë ofensiv ka shumë cilësi dhe kam luksin e zgjedhjeve. Megjithatë, unë do të shoh me kujdes se cilit i nevojiten minutat.
Jordaninë e kam parë vetëm në miqësoren me Kosovën. Rezultatet e tyre prej një viti e gjysëm kanë qenë pozitive.”- u shpreh trajneri në konferencë.