Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Spanja dorëzon trofeun, Italia e papërmbajtshme

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja dorëzon trofeun, Italia e papërmbajtshme

Spanja bën dorëzimin e trofeut pikërisht në 1/8-at dhe kthehet në shtëpi, duke lënë kështu përfundimisht Europianin. Spanja tashmë nuk është më një superfuqi, e vërtetoi dy vite më parë në Botëror dhe e vërtetoi pak minuta më parë në kampionatin Europian ndaj Italisë.

https://www.youtube.com/watch?v=C6G3BxaLOcI

Italia ka arritur që t’ia dalë më së miri në takimin kundër Spanjës, duke fituar ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe duke thyer përfundimisht tersin me emrin “Spanjë”. Goli i Cheillinit në minutën e 33 dhe ai i Pelle në minutën e fundit  të takimit i kanë dhënë kualifikimin në çerekfinale “axurrëve” të drejtuar nga Antonio Conte. Ndërsa edhe ndeshjen e kanë dominuar gjatë gjithë 90 minutave. Gjuajnë shtyllën, disa raste flagrante për gol dhe në fund fati iu buzëqesh duke kaluar në çerekfinale ku do të përballen me Gjermaninë.

https://www.youtube.com/watch?v=euN5-lDQuJw

Itali – Spanjë 2-0

Shënues: Chiellini 33', Pelle 90'

Italia: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Florenzi, Pellè, Barzagli, De Rossi, Éder, Parolo, Bonucci, Giaccherini. Trajner: Antonio Conte

Skema: 3-5-2

Spanja: De Gea, Piqué, Busquets, Iniesta, Morata, Fàbregas, Ramos, Juanfran, Jordi Alba, Silva, Nolito. Trajner: Vincent del Bosque

Skema: 4-3-3

Gjyqtarë: Cüneyt Çakır, Bahattin Duran, Tarik Ongun (Turqi)

Stadiumi: “Stade de France”, Saint-Denis

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga