Humbja e Spanjës me Italinë, ka bërë trajnerin Del Bosque të mendojë për një dorëheqje të mundshme. Kështu që drejtuesit e Federatës spanjolle po mendojnë për emrat e ri që mund të vijnë në krye të pankinës. Sipas së përditshmes madrilene “As” janë nëntë emra që qarkullojnë për të zënë vendin e teknikut 65-vjeçar.
Këta janë kandidatët që mund të marrin në dorë drejtimin e skuadrës spanjolle.
Paco Jemez– Është trajner aktual i Granadas
Joaquín Caparrós – Kohët e fundit ka drejtuar Granadan, tani është i pa punë
Julen Lopetegui – Kohët e fundit ka drejtuar Porton,
José Antonio Camacho – Ka drejtuar Kinën, tani është i pa punë
Míchel – Kohët e fundit ka drejtuar Marseillen, tani është i pa punë
Roberto Martínez – Kohët e fundit ka drejtuar Evertonin, tani është i pa punë
Pepe Mel – Kohët e fundit ka drejtuar Betisin, tani është i pa punë
Juan Carlos Garrido – Kohët e fundit ka drejtuar Al Ahly, tani është i pa punë
Luis Fernández – Kohët e fundit ka drejtuar Guinenë, tani është i pa punë