
Spanja ka mposhtur me rezultatin 1 me 0 Italinë. Autogoli i axurrëve kalon spanjollët më tej si vend i parë në grupin B.
Në fund të ndeshjes foli trajneri i Italisë Spalleti. Italiani nuk u duk i zhgënjyer, ndërsa tha se nuk dorëzohen.
"Çfarë më zhgënjeu më shumë? Jo i zhgënjyer, sepse u kuptua menjëherë se ata ishin shumë më të shkëlqyer se ne. Ata ishin më të shpejtë se ne, nuk ishim aq të zgjuar sa ata.
A u dorëzua skuadra? "Mos u dorëzo kurrë, sepse ne jemi italianë”, u shpreh ndër të tjera Spalleti.
Kujtojmë se Italia luan më 24 qershor ora 21:00 kundër Kroacisë. Ky takim do vendosë dhe fatet e grupit B, teksa Shqipëria do të luajë në anën tjetër me Spanjën.
Poll