Laçi fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Luftëtarit. Të besuarit e Cungut kanë marrë tri pikë me vlerë, duke qenë pranë objektivit Europë. Luftëtari edhe njëherë nuk diti të mos pësojë shumë gola, duke treguar se sezoni I ardhshëm në Kategorinë e Parë do të jetë I vështirë. Për Gol Pas Goli, trajneri Armando Cungu I Laçit u shpreh:
“Ndeshje të tilla bëhen të rezikshme për objektivat. Kundërshtari nuk ishte në lartësinë e Luftëtarit. Jam I kënaqur me tri pikëshin. Kemi tre sfida të rëndësishme, por sot shpërdoruam shumë”, tha fillimisht Cungu.
Lojtarët e rinj? Kemi djem me cilësi ndaj ju japim mundësi. Duhet të punojmë shumë pasi lojtarët duhet të marrin përgjegjësi. Marku ishte korrekt në debutim, ndaj më pëlqeu në vendosje.
Kukësi – Teuta, interesi juaj? Shohim punën tonë. Një trajner nuk duhet të bazohet te skuadrat e tjera ndaj këmbët tona do na nxjerrin aty ku duam. Ndeshjen Kukësi – Teuta do e shohim me interes sepse të dyja ekipet kanë bërë mirë. Nuk dua të bëj llogari, në tre ndeshje doja 9 pikë por nuk më pëlqejnë llogaritë. Duhet të jemi të përqëndruar, nga unë deri te lojtari I fundit.
Cili është lojtari I perspektivës në klub? Unë nuk duhet të ngutem të tregoj kush është në pole-positin. Janë djem të rinj dhe iu kemi dhënë mundësi. Të gjithë bëjmë gabime dhe përmirësohemi. Nuk mund ta them se kush e merr nesër fanellën e titullarit. Prenga në qendër? E kemi provuar disa herë si sulmues. E ndërruam me Nwabuezen, luan në sulm dhe në dy krahët.