[caption id="attachment_20775" align="alignleft" width="300"] Arbnor Fejzullahu[/caption]
Problemet për Partizanin nuk kanë të sosur. Nga një përplasje te tjetra, kështu po shkojnë ngjarjet në klubin e kuq, i cili nuk po gjen qetësinë brenda tij. Që nga Mentor Mazrekaj e deri te Realdo Fili e së fundmi Arbnor Fejzullahu, trajneri italian po shton problematikën brenda skuadrës.
Janë tre lojtarë me potencial dhe të dashur për tifozerinë e kuqe, të cilët stafi i demave po i shpërfill në mënyrën më të keqe. Askush nuk e kishte menduar lënien në stol të Arbnor Fejzullahut, ndërsa dhe vet lojtari mësohet se nuk i ka marrëdhëniet e njëjta me trajnerin.
Aktivizimi i Ibrahimit në vendin e Fejzullahut mësohet se ka ardhur në momentin e fundit, çka është një fyerje që i bëhet lojtarit nga Presheva, i cili priste më shumë në këtë takim. Pra, mund të themi se tashmë sigurisht që është hapur një çështje e re brenda të kuqve, së cilës nuk i dihet sesi do ta ketë zgjidhjen...