Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Solomon përplaset me lojtarët e Partizanit, Ilir DAJA i tregon vendin në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Solomon përplaset me lojtarët e Partizanit, Ilir DAJA i tregon vendin


Dje, Partizani luajti kundër Pogradecit, ndeshje e vlefshme si miqësore që përfundoi me shifrat 3-0 në favor të të kuqve. Kryeqytetasit bënë një paraqitje relativisht të mirë. Por, në fushë jo gjithçka ka shkuar paralel me rezultatin. Siç raporton shtypi i shkruar, Theophilus Solomon është kapur me shokët e skuadrës.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ka ndërhyrë trajneri Ilir Daja. 53-vjeçari "pa një, pa dy" ka urdhëruar zëvendësimin e lojtarit duke e çuar menjëherë në pankinë. Kjo ka sjellë irritimin e mëtejshëm të tij, i cili është zënë dhe me tifozët që ishin të pranishëm duke ndjekur nga pranë takimin. Si të mos mjaftonte bllokimi i merkatos, tashmë në kampin e kuq Ilir Dajës i duhet të bëjë ndoshta dhe pa futbollistë për shkak të karakterit të vështirë të tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga