Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Solidariteti nuk ndalet, Presidenti i klubit të SUPERLIGËS dhuron 50,000 euro për njerëzit në nevojë

Shkruar nga NEWSPORT

‌Coronavirus ka prekur mbarë botën dhe viktimat sa vijnë e shtohen. Kosova dhe Shqipëria po bëjnë të pamundurën që epidemia të kalojë pa shumë pasoja. Ndihmat vijojnë të jepen nga ata që kanë mundësi. 

Ashtu siç thuhet në një postim zyrtar të klubit të Llapit në Kosovë, Presidenti ka dhuruar 50, 000 euro. Beqir Batatina ka vendosur të bëjë këtë gjest human, duke parë vështirësinë ekonomike në të cilën gjendet Kosova në këtë periudhë.

‌Jo vetëm kaq, pasi Batatina ka deklaruar se rrogat e futbollistëve nuk do ndërpriten .Sa i përket futbollit në Kosovë, nuk ka akoma asnjë datë fikse. Sapo situata të qetësohet, Llapi dhe skuadrat e tjera të elitës kosovare do vijojnë stërvitjet normalisht.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga