Rusi-Sllovaki 1-2
Shënues: Weiss 31', Hamsik 45'/ Glushakov 82'
Formacionet
Rusia- Akinfeev, Smolnikov, Ignashevich, Neustädter, Kokorin, Smolov, Golovin, V. Berezutski, Shatov, Schennikov, Dzyuba Trajner: Ján Kozák
Skema- 4-2-3-1
Sllovakia- Kozáčik, Pekarík, Škrtel, Ďurica, Weiss, Duda, Hubočan, Hamšík, Kucka, Mak, Pečovský Trajner: Leonid Slutsky
Skema- 4-3-2-1
Gjyqtarët: Damir Skomina, Jure Praprotnik, Robert Vukan
Stadiumi: Stade Pierre Mauroy
Pjesa e parë- Sllovakët e nisin mirë ndeshjen duke kërkuar që në fillim golin e avantazhit. Loja luhet në gjysmëfushën e Rusisë me Sllovakët që tentojnë disa herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 31’ është Vladimir Weiss që shënon golin e parë. Sllovakët duken që nuk janë të kënaqur me një gol dhe në minutën e 45’ do të mendonte ylli i Napolit Marek Hamsik, duke e çuar skuadrën në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave.
Pjesa e dytë- Pjesa e dytë nis e qetë nga të dyja kampet respektive, që duken sikur janë pajtuar me rezultatin. Rusët mundohen të kundërpërgjigjen, por skuadra sllovake është shumë e ngjeshur në prapavijë, duke mos lënë hapësira. Por rusët mendojnë për golin e nderit duke shënuar golin e pa
rë për ta në minutën e 80’ me Glushakov. Goli i jep zemër rusëve, që tentojnë të barazojnë. Sllovakët janë të tërhequr të gjithë në zonën e tyre, duke i dhënën insiativën rusëve të bëjnë presion. Çdo gabim i tyre do të ishte një mundësi për skuadrën ruse. Sllovakët me shpirt ndër dhëmbë kërkojnë të ruajnë rezultatin për të marrë fitoren kundër rusëve. Në minutën e 86’ rusët janë pranë golit të barazimit, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 89’ rusët bëjnë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë. Arbitri akordon tre minuta shtesë që nuk sjellin asgjë për t’u shënuar.