Skuadra çeke, Slavia Prague që kishte përcaktuar datën dhe fushën për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Teutën e ka anulluar atë me justifikim të çuditshëm. Çekët akuzojnë për korrupsion klubin durrsak, ndërsa në faqen e tyre zyrtare shkruajnë:
“Ndeshja e përcaktuar për sot me ekipin Teuta Durrës është anuluar. Arsyeja është çështja e korrupsionit të klubit shqiptar për lojërat e mëparshme, që janë duke u hetuar nga policia.

Faksimile e faqes zyrtare të Slavia Pragë mbi postimin për Teutën
“Kemi bërë ndryshime në program. Kemi bërë tre ndeshje të mira në kushte të shkëlqyera. Ne do të trajnohemi normalisht dhe do të përqendrohemi në ndeshjen e së martës kundër FC Rostov”, tha trajneri Dushan Uhrin.
Ne u kërkojmë ndjesë të gjithë tifozëve të Slavia-s, të cilët ishin përgatitur për këtë ndeshje, por Slavia për fat të keq e anuloi këtë ndeshje. Sfida e fundit në Austri, për Slavia-n do të luhet të martën nga ora 15:00 kundër FC Rostov”, njofton klubi çek.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.