Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skuka flet si “francez”: Pushimet në Amerikë më kthyen në Shqipëri, kam realizuar dy ëndrra

Shkruar nga NEWSPORT
Skuka flet si “francez”: Pushimet në Amerikë më

Xhuliano Skuka është në qendër të vëmendjes për transferimin e tij te skuadra e Metz. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dalë sot në konferencë për shtyp duke treguar përshtypjet e para me ekipin francez.

Ai ka zbuluar se ka pasur disa oferta nga klube të tjera, por është joshur menjëherë nga Metz-i. Gjithashtu ka treguar se si erdhi në Shqipëri, pikërisht në vendin që u rrit shumë profesionalisht duke u bërë më i rëndësishmi i ekipit të Partizanit.

“Kam pasur disa oferta nga klube të tjera. Sa më tha menaxheri se Metz më kërkonte, i thashë…”PO, dua të shkoj në shtëpi”. Këtu më pritën shumë mirë, lojtarët dhe stafi ishin shumë të sjellshëm me mua, është si kthim në shtëpi, Kur kam luajtur futboll në Devant Les Ponts më parë kam pasur dy ëndrra: “Të luaj për Metz dhe Shqipërinë”. Të dyja këto ëndrra më janë realizuar. U largova nga Moselle kur isha 18 vjec.

Shkova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pushime dhe atje takova një person që më ofroi një mundësi prove në Shqipëri. Vendosa të provoj fatin tim atje dhe i shkova deri në fund. Kisha besim te vetja, por duhej edhe pak fat. Unë jam sulmues i shpejtë. Si model më pëlqejnë lojtarët si Karim Benzema apo Robert Lewandowski pasi janë vrasës në zonë”, ka deklaruar ish lojtari i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga