Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skuadrat e Superligës injorojnë takimin me zv.presidentin e FSHF-së për ligjin e sportit, të pranishëm vetëm 6 klube

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme në ambientet e stadium të ri "Air Albania" është mbajtur një mbledhje e organizuar nga zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova. Arsyet e këtoj takime me klubet e Superiores ishte për miratimin e ligjit të sportit që është çuar tashmë në parlament dhe pritet implementimi I tij.

 Siç u raportua ditën e djeshme, qeveria ka marrë përsipër të rimbursojë 30 përqind të tatimit, por me një kleçkë. Kjo do të ndodhë vetëm për ata klube apo sportistë që kanë mbi 1 miliardë lekë (të vjetër) fitime.

Ajo që ra në sy në takimin e sotëm ishte "injorimi" që disa prej klubeve të Kategorisë Supriore bënë ndaj këtij takimi të zhvilluar ditën e sotme. Të pranishëm në takim ishin 3 presidentët, Refik Halili (Tirana), Besnik Kapllanaj (Bylis), Ardjan Takaj (Skënderbeu), si dhe përfaqësuesit e klubeve, Artur Dade (Luftëtari), Naim Halili (Laçi) dhe Eneid Furxhi (Teuta). Drejtuesit e katër klubeve të tjera si Partizani, Kukësi, Flamurtari dhe Vllaznia nuk kanë marrë pjesë në këtë takim duke injoruar totalisht edhe pse në tryezë ishte biseda për ligjin e sportit. Siç duket disa prej zyrtarë të klubeve në Superligë nuk e kanë marrë shumë seriozisht këtë takim dhe nuk kanë preferuar që të jenë të pranishëm. Ditën e mërkurë do të ketë një tjetër takim dhe ngelet për t'u parë nëse do të jenë të pranishëm të gjitha klubet e Superligës. Nga takimi I sotëm klubet janë shprehur njëzëri se nëse nuk arrihet një marrëveshje për ligjin e sportit mund të ketë një bojkot të garës, por ta pranishëm kanë qenë vetëm 6 përfaqësues të klubeve të Superligës.

Presidenti Refik Halili dhe drejtori sportiv Arbi Laçi.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga