E diela është një nga ditët e mbushura me ndeshje në të gjithë kampionëtet kryesore europiane. Në Shqipëri ndeshjet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së parë marrin vëmendjen kryesore, por nuk mbetet pas edhe interesi ndaj ekipeve të huaja.
Premier League, Serie A dhe La Liga ndezin “motorët” ditën e sotme, ku skuadrat “big” do të zbresin në fushën e “betejës” për të fituar 3 pikët. Në Angli do të luhen dy përballje mjaft interesante. Leeds pret Manchester United për të zhvilluar mes tyre dhe sfidën e javës së 23-të, ora 15:00. Manchester City pret Aston Villën ora 17:30.
[caption id="attachment_679889" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Premier League[/caption]
Në Serie A vjen me 4 sfida. Do të jetë radha e Napolit për të bërë detyrën në shtëpi ndaj Cremoneses në orën 20:45. Fiorentina udhëton në transfertë për të sfiduar Juventusin, ora 18:00. Gjithashtu do të luajnë edhe Udinese-Sassuolo e Nedim Bajramit dhe Bologna-Monza.
[caption id="attachment_679890" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Serie A[/caption]
Në La Liga vëmendje do ta marrin Barcelona që sfidon Villareal ora 21:00 dhe Atletico Madrid që përballet me Celta Vigon, ora 16:15.
[caption id="attachment_679891" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne La Liga[/caption]