Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skuadra e tij ra në Serinë D, mbrojtësi i kombëtares në ORBITËN e ekipit kryeqytetas

Shkruar nga NEWSPORT

Arlind Ajeti ka përfunduar sërish në “orbitën” e Tiranës. Mbrojtësi i kombëtares i cili mban veshur fanelën e Pardenone e cila këtë sezon ra në në Serie D është kthyer në opsion për kryeyqtetasit.

Bardheblutë synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes pas disa largimeve me peshë si Toshevski dhe Behiratche dhe Ajeti duket i “kompletuar” për t’i besuar “çelësat” e këtij reparti. 29-vjeçari ëhstë një dëshirë e kahershme e Refik Halilit dhe në fakt edhe sezonin e kaluar u tentua me bardheblutë që i ofruar mbrojtësit 20 mijë euro në muaj, por vendosi të mos pranonte këtë ofertë.

Me rënien e Pardenones në Serinë D, Ajeti ëhstë tashmë një lojtar i lirë dhe kjo e afron akoma më shumë me Tiranën. Në këtë sezon mbrojtësi i kombëtares ka luajtur 33-ndeshje dhe ka shënuar 6 gola duke qënë një lider i padiskutueshëm në prapavijën e skuadrës italiane.

Ajeti nga “transfemarket” vlerësohet me 400 mijë euro dhe s’ka mbetet gjë tjetër veçse të presim për të mësuar çfarë do të ndodhë këtë herë mes palëve dhe nëse do të ketë një rikthim të Ajetit në kryeqytet.

Kujtojmë se 29-vjeçari ka luajur me kombëtaren në 22 ndeshje dhe ka shënuar edhe 1 gol.

[caption id="attachment_696734" align="alignnone" width="512"]Arlind Ajeti Arlind Ajeti me fanelen e kombetares[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga