Besart Kallaku, aktori që ka marrë famë prej humorit që e karakterizon, ka postuar një foto në rrjetet sociale. Roli i tij kryesor, në pjesët që luan është si një hajdut, të cilit i ka vënë nofkën “Skifter”. Në foto është kulla “Eiffel”, ku Kallaku e ka modifikuar duke i ndryshuar ngjyrat dhe me shkrimin: “Skifterat…E ngjyrosëm”. Më poshtë ai shfaqet me teknikun e skuadrës tonë përfaquese, Gianni De Biasi. Një shaka e bukur para ndeshjes së madhe me Francën.