Vllaznia dje dha lajmin e mirë se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Tatimet për mos rrezikuar pjesëmarrjen e skuadrës në kompeticionet europiane. Rezultatet pozitive të klubit kuqeblu, kanë bërë që mos mungojnë bashkëpunimet me skuadrat e huaja.
Krahu i djathtë i sponsorit Xhaferi, Blendi Dibra ka konfirmuar se skuadra do ketë një bashkëpunim me gjermanët e Arminia Hannover. Duket se ish lojtari i Vllaznisë, Skerdi Bejzade është bërë shkak për një bashkëpunim të tillë, që konsiston në fazën përgatitore jashtë vendit, trajnimin e trajnerëve dhe shkëmbimet e lojtarëve.
Për të zyrtarizuar këtë bashkëpunim, menaxheri i Arminias z.Darius Sxhwientek ka qenë prezent sot në "Loro Boriçi", duke takuar drejtuesit shkodranë.
Postimi i Dibrës:
Projektojm të ardhmen Evropiane të Vllaznisë, me menaxherin e SV Arminia Hannover z.Darius Sxhwientek......po planifikojm fazën përgatitore, kurse kualifikimi për trainerët e akademisë, shkëmbime lojtarësh dhe ndeshje miqsore me klube gjermane. Falenderim i veçantë për "arushen kuqeblu", Skerdi Bejzade, që mundësoi këtë bashkpunim
