Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu-Vllaznia, listën e golashënuesve e kryeson "shkodrani i Korçës"

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu-Vllaznia, listën e golashënuesve e kryeson

Skënderbeu do të luajë përballë Vllaznisë ditën e shtunë në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë mjaft interesante do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Skuadrat vijnë në ktë ndeshje me objektiva të ndryshëm, duke parë edhe renditjen në tabelën e klasifikimit. Vllaznia kërkon fitoren për t’i ushtruar presion Egnatias kryesuese, ndërsa Skënderbeu e ka “luftën” me Tiranën dhe Dinamon për një vend në “Final Four”.

Këto dy skuadra kanë zhvilluar 43 ndeshje ndaj njëra tjetër në “Abissnet Superiore”, ku 22 janë fituar nga korçarët, 16 herë ka triumfuar Vllaznia dhe në vetëm 5 raste kjo sfidë me traditë ka përfunduar në barazim.

Por kjo ndeshje mjaft interesante ka patur edhe protagonistët e saj, duke veçuar kështu golashënuesit më të mirë të kësaj ndeshje. Si për çudi, listën e kryeson një shkodran, por me fanellën e Skënderbeut. Hamdi Salihi është në krye të listës me 6 gola, duke u ndjekur nga Pero Pejic (Skënderbeu), Ardit Hoxhaj dhe Gjergji Muzaka (Skënderbeu) që kanë nga 5 rrjeta të tundura.

Kujtojmë që Hoxhaj ka shënuar edhe ndaj Skënderbeu edhe ndaj Vllaznisë kur ka mbajtur të veshur fanellat respektive. Listën e 5 golashënuesve më të mirë e mbyll një sulmues i ri si Ildi Gruda, i cili numëron 3 gola përballë Skënderbeut.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga