Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu pret Vllazninë në Korçë, pesë mungesa të sigurta për kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu pret Vllazninë në Korçë, pesë mungesa

Skënderbeu do të luajë nesër kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Kampionët e Shqipërisë në këtë takim do të kërkojnë fitoren për t'iu mos shkëputur kryesuesve, Kukësit dhe Partizanit. Por, edhe Vllaznia do të tentojë të njëjtën gjë për të arritur objektivin, Kupat e Europës.

Të dy skuadrat kanë zhvilluar përgatitjet nën drejtimin e trajnerëve respektivë. Në kampin korçar situata nuk duket e mirë, pasi në këtë përballje ekipi i Ilir Dajës do të vijë me pesë mungesa të sigurta. Lilaj dhe Abazi e kanë mbyllur sezonin, ndërsa Orelesi dhe Xhejms janë të pezulluar për shkak kartonësh. Në dyshim është Nimaga i cili vijon të ketë probleme fizike dhe me shumë mundësi as ai s'do të jetë në fushë.

Ky takim është përcaktuar të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga