Agim Zeka ka firmosur për 4 vjet me skuadrën franceze të Lilë. 300 mijë euro kanë shkuar në arkat e klubit korçar, ndërsa sulmuesi i talentuar do të ketë një shans të artë për të bërë një karrierë të shkëlqyer.
Kampionët e Superligës e dinë mirë një gjë të tillë dhe normalisht shpresojnë q ëish-futbollisti i tyre, vetëm 19 vjeç të ketë një të ardhme të ndritur.
Kjo jo vetëm për të mirën e lojtarit, por edhe për Skënderbeun, duke qenë se presidenti Takaj ka rënë dakord me drejtuesit e klubit të Lilës për të mbajtur në pronësi 20% të kartonit të Agim Zekës.
Pra, nëse sulmuesi i talentuar do të shitet sërish, Skënderbeu do të përfitojë 20% të shumës financiare.