Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu nis përgatitjet për duelin me Laçin, një rikthim dhe një mungesë për korçarët

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu nis përgatitjet për duelin me Laçin, një

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit në kuadër të javës së 7-të të Superiores, duke marrë edhe vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Te korçarët nuk ka kohë për të festuar pasi ndeshja pasardhëse është afër.

Në kuadër të javës së 8-të, skuadra e Ivan Gvozdenovic do të sfidojë Laçin dhe kanë nisur tashmë përgatitjet pët këtë takim. Kjo ndeshje do të luhet ditën e dielë duke nisur që nga ora 14:00 në Kurbin.

Ndaj bardhezinjve, trajneri serb do të ketë një mungesë dhe një rikthim të rëndësishëm. Dumfur ështrë i gatshëm për kurbinasit, pasi lojtari ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh.

Ndërkohë nga ana tjetër do të vuajë mungesën e Klevis Shaqes. Ndaj Partizanit futbollisti u ndëshkua me karton të verdhë duke plotësuar kështu numrin 4 të tyre. Gvozdenovic duhet të gjejë zëvendësuesin e korçarit për krahun e majtë  për sfidën ndaj Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga