Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënderbeu nis merkaton, dy mesfushorë janë emrat e parë që mund të afrohen

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë dhe larg paraqitjeve të viteve të fundit.

Kampionët e Superligës pritet të përforcohen në merkaton e janarit duke afruar futbollistë cilësorë për t'u ringritur edhe një herë.

Dy emrat e parë që po lakohen në rrjetet sociale si kandidatë për të veshur fanellën e Skënderbeut janë Vaggelis Platellas dhe Felipe Nunes.

I pari është 28 vjeç, me kombësi greke dhe luan si mesfushor me tipare sulmuese. I dyti është 26 vjeç me kombësi braziliane dhe aktivizohet si mesfushor. Të dy janë futbollistë të lirë.

Platellas ka luajtur së fundmi me AEK-n në Superligën e Greqisë, ndërsa Nunes me Bragantinon në Serinë B në Brazil.

Gjithsesi ende nuk ka asgjë të sigurt për sa u përket dy emrave të mësipërm dhe gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.

 

ÖÉËÉÊÏ / ÁÅÊ-ÏÌÏÍÏÉÁVaggelis Platellas

Roli: Mesfushor me tipare sulmuesë

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Greke

 

 

felipe-nunesFelipe Nunes

Roli: Mesfushor

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Braziliane

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga