
Skënderbeu pëson një tjetër humbje, por këtë herë në shtëpi përballë Tiranën. Skuadra e drejtua nga Shehi u mund me rezultatin 1-2. Një humbje që fut sërish në krizë korçarët pasi është e dyta rreshtë. Në intervistën e tij pas ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri Shehi u shpreh i zhgënjyer për humbjen.
"Zhgënjimi është prezent kur humbet një ndeshje të tillë. I marrin golat shumë lehtë. Kemi luajtur gjithë kohën në gjysmën fushë e Tiranës dhe dalja e Abazit na prishi shumë punë. Duhet të fusnim një lojtar shqiptar dhe të bënim sërish nga e para mbrojtjen. Skishim mundësi tjetër pasi Kaba është i huaj dhe nuk mund ta aktivizoja.
Është për të ardhur keq, vazhdojmë të punojm dhe të shikojmë gabimet javë pas jave, pësimi i golit të dytë është një vendosje gabim e mbrojtjes.
Fillimi i ndeshjes ndoshta nga rreshtimi i skuadrës kundërshtare ta bën më të vështirë që ta nisim ndeshjen siç e planifikojmë gjatë javës. Goli i pësuar është komplet i evitushëm. Më vjen keq sinqerisht. Mbrojtësit duhet të jenë më të ashpër, por ndoshta mospasja e mbrojtësve me eksperienc dhe mospërqëndrimi bëri që të pësonin gol në minutat e fundit. Përgjegjsia është e imja.
Është një situat jo e mirë pasi pas disa ndeshjeve nuk marrim rezultat, por besoj se duhet të rrim të gjithë mbrapa, kjo nuk është në filozofinë time. Ndoshta duhet të kemi kemi lojtarë që të mbrojmë mirë dhe të luajmë me kundërsulme.
Do t'i besoj sërish të rinjve pasi ata duhet të ingranohen me skuadër edhe pse është e rrezikshme. Nga mos eksperienca jemi ndëshkuar, jemi skuadra që ndëshkohemi nga gabime individuale. Lojtarët duhet të rriten hap pas hapi edhe pse është një risk i madh", u shpreh Shehi.