
Skënderbeu është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas largimit të Renato Arapit. Kampionët po shqyrtojnë disa mundësi për të afruar një futbollist të huaj që mund të luaj në këtë rol. Skënderbeu do të vendosi pasardhësin e Arapit brenda pak ditësh, përpara se skuadra të lërë Shqipërinë për të zhvilluar ditët përgatitore në Austri. Nga tregu vendas për momentin po shqyrtohen dy opsione. Gledi Mici është një futbollist që preferohet ndërkohë që veç tij në orbitën e Skënderbeut është dhe ish lojtari i Partizanit që luan tek Shkëndija e Tetovës Ardian Cuculi. Për momentin drejtori sportiv Fakiç është duke shqyrtuar mundësitë. Brenda pak ditësh mund të ketë një lëvizje konkrete.
[gallery columns="1" size="full" ids="9083,9084"]