Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SKËNDERBEU në "ferrin" e Vlorës, DAJA merr masat për supersfidën e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
SKËNDERBEU në "ferrin" e Vlorës, DAJA merr masat

Flamurtari është i vendosur t'i shkaktojë humbjen e parë në këtë sezon Skënderbeut. Kuqezinjtë vijnë me motivim të lartë ndaj korçarëve duke kërkuar dhe mbështetjen e publikut vlonjat në shtëpi. Për të garantuar një rezultat sa më pozitiv që do t'i bënte pretendentë seriozë në garën për titull kampion, tekniku Ilir Daja do të kërkojë të aktivizojë më të mirët e bregdetarëve.

Përveç Albi Allës të dëmtuar dhe Danilo Alvesit jo në formën optimale për një ndeshje të tillë, Daja e ka në dispozicion të gjithë skuadrën. Tekniku kryeqytetas nuk pritet të kryejë ndryshime në pjesën tjetër të formacionit duke u besuar të njëjtëve lojtarë që i ka aktivizuar në këto 3 javë të kampionatit. Lajmi i mirë është që mesfushori i avancuar Agustin Torassa është i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Nga porta deri në sulm pritet të rreshtohen këta lojtarë: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Batha, Deliaj, Hyseni,Torassa, Busic dhe Musta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga