
Skënderbeu do të zhvillojë pasditen e sotme miqësoren e dytë të programuar nga drejtuesit bardhekuq në kuadër të përgatitjeve për Champions League. Sipas një njoftimi të nxjerrë nga faqja zyrtare e klubit, korçarët do të ndeshen në orën 18:00 me ekipin e Qarabag. Skënderbeu është i grumbulluar në Austri ku po kryen fazën përgatitore. Agostineli ka zbuluar 11-shen që do të hedhë sot në fushë: Shehi, Abazi, Radas, Osmani, Lulaj, Gavazaj, Lilaj, Orelesi, Latifi, Fukui, Salihi.
Skuadra e drejtuar nga tekniku italian miqësoren e parë e humbi me kroatët e Rijekës, me rezultatin 2-1.
Poll