Skënderbeu e ka nisur më mirë seç mendohej këtë sezon të ri futbollistik. I ringjitur në Superiore dhe që mban në shpatulla dënimin nga UEFA, pritej që ky ekip mos të jepte shumë këtë sezon ose të paktën të luftonte për mbijetesë.
Por deri më tani korçarët kanë zhvilluar ndeshje mjaft të bukura. Në 6 sfidat e para të këtij sezoni të Superiores, ekipi korçar ka arritur të grumbullojë 9 pikë. 3 fitore dhe 3 humbje për ekipin e Ivan Gvozdenovic, me këtë të fundit që shpeshherë është shprehur se ekipi i tij meritonte të kishte më shumë pikë. Është herët për të folur, por si fillim sezoni dhe me një skuadër të riformatuar ku shumica e futbollistëve janë lojtarë të rinj, Skënderbeu pritej të ishte në vendin e 3-të nga fundi, por djemt e ri surprizuan dhe janë në vendin e 3-të të renditjes, ku sipër kanë vetëm Tiranën dhe Egnatian.
Nuk është aspak keq për Skënderbeun që renditet në vendin e 3-të të klasifikimit duke parë dhe rethanat në të cilat ndodhen apo grupin e lojtarëve pa shumë eksperiencë. Duket qartë se qëllimi i Skënderbeut është ‘SURPRIZA’ dhe kanë kapur ‘shpatën’ në dorë për të luftuar për një vend në “Final Four”.