
Skënderbeu është rikthyer protagonist në Superiore, ndërsa e ka nisur sezonin prej një “veterani” të vërtetë. Sigurisht eksperienca që ky klub ka në Superiore bën që të jetë një nga faktorët që duhet të besojmë tek kjo skuadër.
Dy fitore në dy sfidat e para të kampionatit kanë hedhur “themelet” e forta, duke u dërguar të gjithë rivalëve një mesazh se tashmë Skënderbeu i kohëve të “arta” është po aty. Fitore me rezultatin minimal 1-0 që tregojnë se ky ekip është mjaft cinik dhe merr atë që kanë më shumë rëndësi, 3 pikët.
Ka një trajner që di të ndërtojë një skuadër mjaft simpatike. Me lojtarë të rinj, madje dhe debutues në Superiore. Është padiksutim meritë e Ivan Gvozdenovic. Ka ndërtuar një ekip që nga portieri e deri në sulm me lojtarët janë mjaft optimist dhe bashkëpunues mes tyre. Jo pa arsye presidenti Ardian Takaj i beson serbin. Palët rinovuar kontratën për 3 vitet e ardhshme. Tashmë Gvozdenovic është arkitekti i “Ujqërve të Dëborës”.
28 lojtarë ka të gatshëm timonieri serb për të përballuar të gjithë pjesën e parë të këtij sezonit. Ky Skënderbe ka një moshë relativisht të re. 23 – vjeç është mosha mesatare e kësaj skuadre, ku 3 lojtarë janë 19-vjeç, ndërsa futbollisti me moshën më të madhe është Erlis Frashëri (35). Jo më kot ka dhe shiritin e kapitenit, teksa mbi supe mban përgjegjësinë e udhëheqjes së kësaj skuadreje në Superiore.
Dy fitoret në startin e Superiores janë leksione të vërteta prej një skuadre që ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, duke fituar trofe dhe arritur grupet e Europa League. Në muzen e korçarëve renditen 8 tituj kampion, 6 prejt tyre rresht si asnjë skuadër tjetër në vitet e fundit. Gjithashtu ka vend edhe për një Kupë Shqipërie dhe 3 Superkupa, ndërsa mban edhe trofeun e skuadrës kampione në Kategorinë e Parë.
Skënderbeu është rikthyer dhe me ndryshimin e skukturës së Superiores gjithçka është e mundur. Do të ishte historike nëse vazhdojnë me rezultatet pozitive, renditja në “Final-Four”. Mundësia është aty, por Ivan Gvoazdenovic duhet të mbajë me “këmbë në tokë” lojtarët dhe siç vetë trajneri e ka theksuar është veç fillimi.