
Mirel Josa, ish-trajneri i Skënderbeut gjatë katër sezoneve të fundit, ku fitoi edhe 4 tituj radhazi, ka vendosur që të flasë në lidhje me skandalin e përjashtimit të klubit bardhekuq për një vit nga të gjitha kompeticionet europiane.
Trajneri tiranas i kontaktuar nga "Panorama Sport" ka folur mbi situatën dhe ka treguar se kur do të thotë gjithçka në lidhje me atë që po ndodh në ditët e fundit. "Natyrisht që për atë që ndodhi edhe unë duhet që të jap mendimin tim, pasi kam drejtuar skuadrën për katër vite. Kohët e fundit kam lexuar deklarata të shumta, nga njerëz që ndoshta kanë folur sipas interesave të tyre për situatën e Skënderbeut".
ç"Megjithatë, secili ka mendimin e vet, por unë si ish-trajner i kësaj skuadre do të reagoj pas një muaji. Nuk kam dëshirë që të bëhem protagonist në këtë moment. Nuk kam parë ende që të flasë as vet presidenti i Skënderbeut", thotë Josa.