Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu humbi ndaj Partizanit, Duka: Fajin e kishte presidenti Takaj!

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu humbi ndaj Partizanit, Duka: Fajin e kishte presidenti Takaj!

I ftuar dje në emisionin "Fair Play" që drejtohet nga moderatorja Enkeleda Zeko në "News 24", presidenti i FSHF-së, Armand Duka foli edhe për Superligën.

Ai u ndal edhe te "sulmet" e presidentëve të klubeve ndaj gjyqtarëve, konkretisht te presidenti Takaj që akuzoi Lorenc Jeminin si të korruptuar pas humbjes 2-0 ndaj Kukësit.

"Takaj ishte i rebeluari i radhës ndaj gjyqtarëve. Presidenti i Skënderbeut u fokusua te arbitrat duke e kërkuar tek ata, të keqen pas humbjes ndaj Kukësit.

Prandaj humbi ndaj Partizanit. Nuk i bëri lojtarët që të kuptojnë rëndësinë e ndeshjes së radhës. Një president klubi që merret me gjyqtarin dhe jo me sulmuesit që humbasin 10-11 raste për shënim!", tha Duka në "Fair Play".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga