
Dita e sotme ka rezervuar një nga sfidat më interesante në Kategorinë e Parë. Në Korçë do të vihen përballë njëra-tjetrës dy ekipe që prej vitesh kanë bërë historinë në elitën e futbollist shqiptarë, por këtë sezon të dyja do të duelojnë për t’u rikthyer në “Abissnet Superiore”.
55 herë janë përballur mes tyre ku padiskutim korçarët kanë statistika më të mira, teksa numërojnë 30 fitore kundrejt 18 të vlonjatëve, ndërsa vetëm 7 ndeshje kanë përfunduar në barazim mes tyre.
Skënderbeu-Flamurtari një ndeshje e gjithë për t’u shijuar deri në fund, teksa Kategoria e Parë tashmë është “ndezur”.
Kjo përballje do të luhet duke nisur që nga ora 16:00, me vlonjatët që kërkojnë 3 pikët për të marrë kreun e renditjes, ndërsa korçarët duan fitoren në shtëpi për t’u afruar me vendin e parë që aktualisht mbahet nga Dinamo me 18 pikë.
Kujtojmë se Flamurtari renditet i dyti me 17 pikë, ndërsa Skënderbeu i 6-ti me 12 pikë.
Formacionet e mundshme:
Skënderbeu: Ruçi, Frashëri, Rapa, Prençi, Lika, Liço, Pecani, Ali, Pusi, Temitope, Adubakar. Trajner: Migen Memelli
Flamurtari: Moçka, Qarri, Shkalla, Pjeshka, Neziri, Ramadani, Oliviera, Disha, Flores, Jonatan, Fernando. Trajner: Marcelo Troisi.