Eni Imami është një nga lojtarët që aktivizohet te Skënderbeu këtë sezon. Korçarët janë rikthyer në fushë ditën e djeshme e sot kanë filluar stërvitjen me dy seanca stërvitore. Në një lidhje me “Fan Zone”, Imami u shpreh se stërvitjet në këtë vap do të jetë e vështirë e gjithashtu foli për Tiranën dhe Kukësin.
Stërvitja? “Na duket pak si sureale pasi një ditë nuk na lejohet të dalim, ndërsa tani jemi rikthyer. Kemi folur me shokët e skuadrës dhe disa kaluam grip. U kam thënë që mos kemi kaluar Covid-19 dhe nuk e dimë e rrimë kot brenda.
Nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh për tifozët në stadium pasi ne nuk kemi shumë tifozë në stadiume. Jam mundur të stërviten edhe kam dalë fsheuarazi pasi ishte e vështirë të dilje”.
Të vjen që nuk do të luani në Europë? “Tani të them të drejtën të ardhmes nuk I dihet. Nëse gjërat shkojnë mirë përse mos të qendroj këtu pasi është një ambient fantastik pa dashur të shaj klubet e tjera. Kemi shpresa për një falje në gjyq dhe do të jetë shumë e mirë për futbollin në Shqipëri.
Ka filluar që ditën e enjte presor Daja me stërvitje dhe është e vështirë me këto temperatura të larta. Shpresojmë mos të kemi dëmtime gjatë ndeshjeve.
Më ka surprizuar Tirana pasi kur isha unë gjërat nuk po ecnin mirë. Më ka surprizuar edhe Kukësi që ka një skuadër të mirë dhe nuk po gjen rrugën e duhur. Kemi luajtur me të dyja klubet përballë dhe Tirana ka qenë më e fortë dhe e meriton titullin kampion”.