• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
VENDI
SUPERIORE
Vendi

Skënder GEGA vjen ndryshe, tekniku i PARTIZANIT bën premtimin e çmendur: Po fituam titullin…

December 31, 2018 KRYESORE, SUPERIORE, Vendi 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Skënder GEGA vjen ndryshe, tekniku i PARTIZANIT bën premtimin e çmendur: Po fituam titullin…
KRYESORE
Skënder Gega me të afërmit e tij në SHBA

Trajneri i Partizanit Skënder Gega ka pranuar të zbërthejë jetën e dhe karrierën e tij si sportist për “gazetën si”. 55-vjeçari foli gjerësisht për mentalitetin e tij si trajneri, drejtimin e duhur që ka dërguar Partizanin këtë sezon, familjen, jetën në SHBA, etj.

“Profesor, çfarë do të thotë për një ish-futbollist të Partizanit, kampion me të, të jetë në stolin e tij dhe ta udhëheqë drejt një titulli që mungon prej 25 vitesh?
Për mua është një ëndërr, që po mundohemi ta bëjmë realitet, edhe pse nuk është aspak e lehtë.

Opinioni ju konsideron si personi, i cili po e ndryshon Partizanin, duke futur një frymë të re, ju sheh si një faktor stabiliteti në një ekip që kohët e fundit ka vuajtur për disiplinë…
Mendoj se për të qenë i suksesshëm në futboll, por edhe në profesione të tjera, patjetër që duhet të ndërtosh një grup, ku duhet të mbizotërojë fryma e fituesit dhe e sjelljes si profesionist brenda dhe jashtë fushe. Por shumë e rëndësishme është që klubi, së bashku me trajnerin, të jenë në një qëndrim për sa i përket disiplinës. Për fat të mirë, kjo gjë ka funksionuar te Partizani.

Sa e vështirë ishte për të vënë rregull në ekip, apo edhe për të “krasitur” elementët që nuk i shërbenin Partizanit, kur dihet që në Shqipëri ka shumë paragjykime?
Nëse të besohet diçka, është shumë me rëndësi që të jesh i drejtë dhe të bësh zgjedhje profesionale, t’i japësh secilit atë që i takon. Jo gjithmonë zgjedhjet janë absolutisht të drejta. Por nëse i bën me kujdes dhe përgjegjësi, gjërat shkojnë mirë. Në radhë të parë, trajneri duhet të përcjellë shembullin e një modeli, pastaj mund t’i kërkojë ekipit ta ndjekë. Nëse je model për ta, atëherë ia ke arritur qëllimit. Trajneri nuk duhet të tërhiqet nga vendimet që janë në të mirë të ekipit, pavarësisht nga ndonjë paragjykim.

Ju shpesh i mëshoni faktit se duhet respektuar kundërshtari në çdo rrethanë dhe mundoheni të shmangni protestat e lojtarëve apo stafit tuaj ndaj gjykimit. Pse është shumë e rëndësishme për ju kjo pjesë?
Në futboll, nëse je profesionist, vlerësimi i kundërshtarit është një nga gjërat që vërtet duhet respektuar. Kjo të bën ta përgatisësh ndeshjen të bazuar në vlerën që ka dhe duke parë potencialin dhe vlerat që ti ke.

Pas kthimit nga Amerika, çfarë ju ka bërë përshtypje në ambientin futbollistik shqiptar?
Unë vazhdoj të jetoj në USA. Ne kemi kulturën dhe traditat tona në sport dhe gjërat negative nuk duhet t’i lëmë të bëhen pjesë e kulturës sonë në futboll. Përshtypje që kurrë nuk do të pajtohem ose të merret një shembull nga ndonjë shtet tjetër, është sharja dhe fyerjet që ndodhin në stadium. Kjo nuk është traditë e shqiptarit.

Cila është jeta amerikane e Skënder Gegës dhe sa ka ndikuar ajo në personalitetin tuaj?
Jetoj në Amerikë gati prej 20 vitesh. Jam bërë gjysh dy herë dhe kështu jam i lidhur shumë me këtë vend. Kam ndërtuar një jetë të mirë dhe të qetë. Jeta ime është ajo që duhet të bëjë çdo qytetar, një jetë e ndërtuar me djersë dhe ndershmëri. E rëndësishme është që vajza dhe djali ime të kenë një jetë të mirë dhe të sigurt, të ndërtuar në vlerat që kanë. Këtu janë mundësitë, pastaj asgjë nuk të ndal që gjërat të shkojnë mirë.


A ka sadopak frymë “amerikane” te Partizani dhe pse rezervoheni gjithmonë, kur flitet fitimin e titullit?
Unë jam munduar të fus frymën, me të cilën unë jam edukuar. Asnjëherë nuk është vonë të marrësh diçka të mirë nga vendi ku jeton dhe të provosh. Këtu kam punuar në Universitet dhe në ekip kombëtar, por besoj se baza është familja dhe eksperienca e jetës. Për titull asnjëherë nuk jam shmangur, por jam munduar të jem me këmbë në tokë, duke e parë si një rrugë të gjatë dhe të vështirë.

Çfarë e bën të ndryshëm futbollin e sotëm, në raport me futbollin e kohës tuaj?
Ka disa ndryshime. Jeta ka qenë ndryshe në atë kohë dhe ne kemi bërë shumë sakrifica. Atë kohë brezi i sotëm nuk e kupton dot. Por sot mundësitë dhe hapësirat janë të mëdha, vetëm se duhet shumë përkushtim.

Po jeta sociale e një futbollisti të asaj kohe me këtë të sotmin, ku ndryshon?
Nuk mund të krahasohet. Është krejtësisht ndryshe.

Takoheni me ish-shokët e ekipit, apo ish-lojtarë të tjerë të gjeneratës suaj?
Mundohem të shpenzoj kohë më shumë me ish-futbollistët, me futbollistët e brezit tim. Mendoj se është një gjë shumë e mirë të mbash lidhjet me ata që ke kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës.

Si e kujtoni titullin e fundit të fituar me Partizanin në sezonin 1986-1987?
Ishte një vit fantastik. Ekipi ishte i mbushur me super lojtarë, ndërsa trajneri Neptun Bajko bëri një revolucion në mentalitet dhe në formimin e grupit. Kupën e ngritëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, në Gjirokastër.

Cila është historia më e bukur që ju kujtoni nga karriera si futbollist i Partizanit dhe i Kombëtares?
Ndeshja më e bukur si futbollisti i Partizanit është ajo kundër vëllait tim, Halitit, i cili luante me Dinamon. Kurse ndeshja më e bukur me Kombëtaren është ajo ndaj Anglisë.

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju streson më shumë në realitetin e sotëm shqiptar?
Shqipërinë tani po e shëtis më shumë dhe mendoj se kemi një vend të mrekullueshëm. Më streson më shumë fakti që njerëzit këtu akoma janë të lidhur shumë me politikën dhe janë peng i saj.

Nëse do të shpalleshit kampion me Partizanit, a do të bënit diçka të veçantë për kënaqësinë tuaj?
Do të festoj deri në mëngjes me ekipin dhe tifozët e Partizanit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Ferguson sot mbush 77 vjeç, historia e njeh vetëm një "SIR"
Previous article "Derbi" Inter-Milan për mbrojtësin e Atletiko Madridit, lojtari nuk rinovon kontratën me klubin

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Te Dinamo nuk ka pushime! Vanoli niset drejt Italisë, ka dilema për rikthimin e tij
May 28, 2022

Te Dinamo nuk ka pushime! Vanoli niset drejt Italisë, ka dilema për rikthimin e tij

Përgatitjet për Europën, TIRANA zhvendoset në Turqi! Negociata dhe për rinovimet
May 28, 2022

Përgatitjet për Europën, TIRANA zhvendoset në Turqi! Negociata dhe për rinovimet

DETAJI/ "Divorci" me Kukësin, Musta tallet me Longon: Kënaqësi të isha pjesë e ekipit të Duros
May 27, 2022

DETAJI/ "Divorci" me Kukësin, Musta tallet me Longon: Kënaqësi të isha pjesë e ekipit të Duros

FOTO/ Luanin te Partizani së bashku, Rron Broja merr në Prishtinë Çinarin dhe Bitrin
May 27, 2022

FOTO/ Luanin te Partizani së bashku, Rron Broja merr në Prishtinë Çinarin dhe Bitrin

“Triumfon” Longo, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me 2 lojtarët “non grata” të italianit
May 27, 2022

“Triumfon” Longo, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me 2 lojtarët “non grata” të italianit

FOTO/ Golashënuesi i Partizanit mbetet i lirë, Stenio Junior përmend objektivat e radhës
May 27, 2022

FOTO/ Golashënuesi i Partizanit mbetet i lirë, Stenio Junior përmend objektivat e radhës

Lajmet e fundit

___

May 28 8:41 AM
VENDI

Te Dinamo nuk ka pushime! Vanoli niset drejt Italisë, ka dilema për rikthimin e tij

May 28 8:22 AM
KRYESORE

Përgatitjet për Europën, TIRANA zhvendoset në Turqi! Negociata dhe për rinovimet

May 27 11:53 PM
BOTA

Ish- gruaja në Romë padit burrin me Juven, vendosi logon e rivalëve kur preu flokët e fëmijëve

May 27 11:30 PM
VENDI

DETAJI/ “Divorci” me Kukësin, Musta tallet me Longon: Kënaqësi të isha pjesë e ekipit të Duros

May 27 11:00 PM
KRYESORE

FOTO/ Luanin te Partizani së bashku, Rron Broja merr në Prishtinë Çinarin dhe Bitrin

May 27 10:44 PM
KOSOVA

FOTO/ U shpall kampion në Zvicër, mbrojtësi i Kosovës rinovon kontratën për 3 vite

May 27 10:27 PM
KRYESORE

“Triumfon” Longo, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me 2 lojtarët “non grata” të italianit

May 27 10:13 PM
VENDI

FOTO/ Golashënuesi i Partizanit mbetet i lirë, Stenio Junior përmend objektivat e radhës

May 27 9:55 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Longo e la jashtë skuadrës, largohet Emiljano Musta

May 27 9:36 PM
VENDI

Partizani dhe Vllaznia më të “ndihmuarit”, ndikimi i sistemit VAR në sezonin e tij të parë

May 27 9:01 PM
VENDI

FOTO/ Ndeshja më e rëndësishme e sezonit, Vllaznia bën gati tifozët për finalen me Laçin

May 27 8:40 PM
BOTA

Perisic largohet nga Seria A, Conte e merr në Premier League

May 27 8:21 PM
BOTA

VIDEO/ Stërvitja e fundit e Real Madrid para Liverpool, lojtarët bëhen gati për titullin e 14

May 27 8:01 PM
BOTA

FOTO/ Kumbulla i kthen “reston” Lazios, baneri që “çmendi” tifozët gjatë festës

May 27 7:42 PM
KOMBETARJA

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, me ekipin edhe 7 lojtarë të rinj, ja kur kompletohet grupi

May 27 7:23 PM
BOTA

Finalja e CHL, Ancelotti “thumbon” Liverpoolin: I kam mundur në 2014-ën me lojtarë që kishin probleme

May 27 7:03 PM
BOTA

Objektivi i Real Madrid, ylli i Milanit Leao u përgjigjet zërave për transferimin e mundshëm

May 27 6:44 PM
VENDI

Operacioni “fshesa” te Teuta, tre lojtarë me valixhe në dorë

May 27 6:25 PM
KOSOVA

FOTO/ “Zyrtarisht Mr e Mrs!” Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë me ish-in e Taulant Xhakës

May 27 6:03 PM
VENDI

FOTO + VIDEO/ Dinamo në Kategorinë e Parë, trajneri Vanoli tregon “muskujt” në kryeqytet

May 27 5:47 PM
BOTA

FOTO/ Mourinho merr pushimet, përshëndet Romën pas Tiranës

May 27 5:28 PM
BOTA

Klopp “bën me krahë” tifozët para finales me Realin: 2 titullarët janë rikuperuar nga dëmtimet

May 27 5:09 PM
VENDI

Vllaznia e interesuar për gardianin e Skënderbeut, prononcohet Bekim Rexhepi

May 27 4:35 PM
BOTA

Sadio Mane te Bayern? Flet sulmuesi i Liverpool para finales së Champions League

May 27 4:17 PM
BOTA

Shtyllat e Milanit kampion, klubi rrezikon të humbë dyshen e rëndësishme para merkatos së verës

May 27 3:52 PM
BOTA

“E dinte vetëm Hakimi”, trajneri i PSG-së zbulon firmën e Mbappe-së: E mora vesh 30 minuta para zyrtarizimit

May 27 3:41 PM
VENDI

Partizani arriti Europën, drejtuesit vendosin përfundimisht për trajnerin

May 27 3:21 PM
Conference League

Bënë për spital shqiptarin në mes të Tiranës, 2 tifozët e Feyenoord mbeten në burg

May 27 3:04 PM
KOMBETARJA

Kristjan ASLLANI ndiqet në Angli, 2 klubet e Premier League pas lojtarit të Kombëtares

May 27 2:35 PM
VENDI

ZYRTARE/ 4 largime në pak orë, nisin “firot” te SKËNDERBEU

May 27 2:17 PM
VENDI

Përfundon aventura në Korçë, Kosova hedh “grepat” në Shqipëri, dy skuadra në garë për Dajan Shehin

May 27 1:51 PM
SPORTMIX

FOTO/ Dëmtimi i rëndë në gju, operohet kampioni i atletikës

May 27 1:51 PM
VENDI

ZYRTARE/ Largim pas 3 sezonesh, mbrojtësi e mbyll me Teutën duke fituar 4 trofe

May 27 1:39 PM
BOTA

Ylli i Premier League kapet në shtrat me një tjetër femër, telashe dy javë para dasmës

May 27 1:16 PM
KRYESORE

E konfirmon zv.presidenti i LAÇIT, PARTIZANI me drejtor të ri sportiv

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P