
Sot, Kukësi do të luajë kundër Wolfsburg, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 20:00, në stadiumin "Air Albania". Në letër, gjermanët janë favoritë, megjithatë në futboll vlen shprehja "kurrë mos thuaj kurrë". Trajneri Skënder Gega ka skicuar 11-shen titullare që do të zbresë sot në fushë ndaj Wolfsburgut.
Tropojani ka ndërtuar një bunkier të vërtetë pasi do të përdorë skemën 4-5-1. Në portë i përhershmi Dashamir Xhika, ndërsa para tij do të rreshtohen Demiri - Obanor - Horiç - Maliqi. Në repartin e mesfushës rikthehet pas dëmtimit fantazisti Eduart Rroca. Librazhdasi do të jetë nga e djathta, ndërsa në qendër do të jenë Musolli - Telushi - Limaj. Nga e majta Emiliano Musta pritet të ndihmojë ekipin në fazën difensive apo dhe atë ofensive. Maja e sulmit do të udhëhiqet nga Eze.
Xhika, Maliqi - Horiç - Obanor - Demiri, Rroca - Musolli - Telushi - Limaj - Musta, Eze