Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënder GEGA lë jashtë vetëm 1 lojtar, përfundon miqësorja e Kukësit kundër klubit arab

Shkruar nga NEWSPORT

Ka përfunduar dhe miqësorja e dytë e Kukësit në Turqi. Verilindorët kanë barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 kundër Ettifaq FC. Sfida u zhvillua në kompleksin e Fenerbahçes, ndërsa klubi verilindor raporton se loja ka qenë mjaft e mirë përballë arabëve që në “transfermarkt” vlerësohen disa herë më shumë.

Trajneri Skënder Gega vendosi ta fillojë ndeshjen me këtë formacion: Tafas, Haxhiu, Isiç, Ilieski, Ndreca, Kote, Gj. Taipi, Moraes, Basa, Hasaj dhe Daci. Në pankinë ndodheshin: Çollari, Brozi, Bytyçi, Xheka, Peposhi, Ebert, Domi, Leyton, Berisha dhe Zivkoviç. Të gjithë patën minuta përveç Brozit.

Kujtojmë se ndeshja e parë miqësore e verilindorëve në Turqi u zhvillua përballë Istanbulspor. Takimi përfundoi me humbjen minimale 1-0. Ndeshja e fundit miqësore jashtë Shqipërisë do zhvillohet më 8 gusht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga