
Ironik dhe me besim të plotë për 3 pikët. Kështu është shfaqur trajneri i Partizanit, Skënder Gega në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm kundër Flamurtarit. Pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e tij pas ndeshjes me Laçin, Gega i ka quajtur si të kuptuara gabim, ndërsa ka folur edhe për situatën që po kalon rivali i së shtunës. Sa i përket deklaratave të presidentit të Kukësit, Safet Gjici, Gega u shpreh:
"Shoh që pas humbje është rritur interesimi i mediave. Pas disa fitoreve kishte pak gazetarë , ndërsa sot shoh shumë më vjen mirë dhe ju përshëndes . Ky është futbolli , ne kemi rrugë të gjatë asnjëherë nuk kemi premtuar dhe nuk kemi garantuar që jemi të pathyeshëm. Kemi qenë gjithë kohës me këmbë në tokë, i kemi marrë ndeshjet një e nga një . S'dua ti kthehem ndeshjes me Laçin , është diçka që ka kaluar me të mirat dhe të metat që kishte, tani mendojmë vetëm për Flamurtarin.
E morët lehtë Laçin,duke parë rezultatet e kësaj skuadre?
Nuk e di për Laçin çfarë rezultatesh apo zhgënjimesh ka. Ky është futbolli , Klube shumë më të mëdha , shumë më të forta se ne u ndodhin këto . Çdo gjë ka një arsye , nuk e di kur janë thyer rivalët e tjerë , pse janë thyer dhe kanë luajtur kundër nesh , rëndësi ka që ne të jemi të fokusuar te puna jonë dhe të shikojmë përpara . Jemi në rrugën e duhur dhe kemi nxjerrë edhe mësime dhe gabimet që kemi bërë gjatë gjithë kohës.
Penalltia në Laç?
Jetojmë në një vend të vogël ku ka ndikime , ka opinione të ndryshme . Isha i sinqertë dhe do doja që edhe ju të ishit pak më të drejtpërdrejtë, për më tepër kur flitet me pamje me zë dhe gurë s'duhet të abuzohet me fjalët e trajnerit në intervista. Unë personalisht asnjëherë nuk kam deklaruar që vdiq futbolli. Teknikisht isha i pakënaqur , sepse mbas 11 metërshit loja ndaloj , nuk u bë lojë e rregullt , me shumë ndërprerjegjë e cila na uli ritmin. Megjithatë nuk dua të kthehem tek arbitri, unë asnjëherë nuk kam për të ndryshuar , ju garantoj që në çdo lloj pozicioni që të jem nuk do dal nga vetja ime . Unë nuk kam asnjë lloj pakti me asnjeri, sepse nuk i kemi borxh njeriu , deri këtu kemi ardhur me djersë , me sakrica me punë. Kemi zgjedhur një model pune të bashkëpunojmë me njëri - tjetrin duke anashkaluar fjalët rreth klubit apo rreth nesh
Problemet e Flamurtarit?
Çdo ndeshje e lehtë merret vesh pas 90 minutëshit. Flamurtari ka kualitet dhe jemi në gjendje optimale përveç Hysenit. Rexhepi është rikthyer dhe do të shohim. Përgatitjet? Gega: Para Laçit ekipi i është përgjigjur punës së mirë por pasqyra e ndeshjes ishte ndryshe. Ekipi punon dhe jam komod që punoj me këtë grup pasi është grup që e njeh përgjegjësinë. Java ishte e mirë dhe i marrim gjërat në detaje dhe i shohim ku nuk funksionuan. Duhet të bëjmë gjërat më mirë.
Distanca me vendin e dytë?
Kur ka filluar kampionati, nuk kemi qenë 7 apo 8 pikë dhe kanë pasur përgjegjësi për të dhënë maksimumin. Ata e dinë që duhet dhënë maksimumi dhe do e bëjnë, nuk kanë presion as nga Klubi , nga Presidenti dhe nga unë , vetëm të ndërgjegjsohen dhe të japin më të mirën. Të jem i sinqertë për të sqaruar edhe tifozat dhe dashamirësit tanë në Laç shkuam shumë optimist dhe shkuam me besim për t'ia dale, por jo çdo gjë është absolute. Gjatë 90 minutave mund të ketë pjesë jo të mira si në derbi apo edhe me Kastriotin. Nuk ka ndeshje perfekte, por këta janë me këmbë në tokë dhe profesionista.
Reagimi pas humbjes?
Nuk kemi qëllim ta kthejmë në traditë humbjen por duhet të kthehemi. Kemi edhe 14 ndeshje dhe rrugë shumë të gjatë. Në javët e para është pyetur për trofe por do t'ia lëmë kohës dhe do të marrim çdo ndeshje një e nga një. Ndeshjet direkte? Gega: Kukësi e Teuta nuk kanë luajtur kundër nesh dhe jemi në situatë të barabartë. Kemi ndeshje direkte dhe do t'i marrim një nga një.
Deklaratat e Gjicit?
Unë asnjëherë nuk jam marrë dhe kur është pyetur për Gjicin kam thënë se është e drejta e tyre dhe asnjë futbollist apo drejtues nuk është marrë. Kemi bërë koment për atë që është thënë për ne dhe me gjithë respektin për Gjicin, nuk merrem fare me asnjë. Jam i fokusuar vetëm në punën time ,sepse unë përfaqësoj Partizanin, kjo është familja ime dhe për të përgjigjem. Pjesët e tjera , çfarë mendojnë për ne nuk më intereson.
Largimet te Flamurtari?
Është e drejtë dhe normale që një ekip profesionist mos të ndikohet dhe të vlerësojë çdo gjë dhe kanë ikur, por mund të ketë të tjerë me dëshirë më të madhe dhe futbolli është i paparashikuar. Çdo lojtar do ta konsiderojmë titullar dhe të njëjtë. Nuk besoj se do të ketë ndryshime në mënyrën si luhet. Është e vështirë të ndryshohet modeli dhe do t'i shohim sot e nesër. Do të mundohemi t'i studiojmë në detaje.
Ibrahimi dhe Idrizi?
E provuam dhe me Idrizin dhe Ibrahimin ishte zgjidhje por jo çdo gjë që ne e zgjidhim është perfekte. Ndonjëherë do të llohet me Idrizin apo tjetrin, por edhe para do të ketë ndryshime. Jo çdo ndërrim merr fruta pasi ka rastisur që ndërrimet kanë qenë të goditura e herë të tjera jo. Nuk i vihet përgjegjësi ndërrimeve, pasi kanë luajtur 15 minuta