Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

S'kanë të sosur problemet për PARTIZANIN, Esat MALA kërkon largimin në FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
S'kanë të sosur problemet për PARTIZANIN, Esat MALA


Si të mos mjaftonin problemet në fushë dhe rezultatet negative të skuadrës, tashmë Partizani duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet edhe me lojtarët e tij. Esat Mala është një emër shumë i dëgjuar këtë sezon tek të kuqtë. 21-vjeçari u la në stol për 3 muaj pikërisht se nuk pranoi të nënshkruajë kontratën.

Së fundmi ka zhvillime të reja sërish në kampin e kuq. Mësohet se Esat Mala ka kërkuar largimin në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai është nën kontratë me kampionët deri në 30 qershor dhe më pas del lojtar i lirë. Pikërisht nga institucioni i futbollit në vend, ai ka kërkuar një vërtetim që pas kësaj date nuk ka asnjë lloj marrëveshje kontraktuale me kryeqytetasit.

Pas rikthimit të tij në fushë u duk se pati paqet me drejtuesit, por kjo kërkesë e radhës tregon krejtësisht të kundërtën. Siç shihet dëshira e lojtarit është të mos qëndrojë tek të kuqtë dhe tashmë pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga