Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skandali/ Stafi i Kombëtares injoroi miqësoren e Shpresave në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali/ Stafi i Kombëtares injoroi miqësoren e Shpresave në

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Redi Jupi u ndesh të mërkurën me Italinë në një takim miqësor, që përfundoi me rezultatin 0-0. Ajo që ra në sy ishte paraqitja e mirë e futbollistëve shqiptarë me një super portier si Strakosha në fushën e lojës. Ky takim u ndoq nga shumë tifozë shqiptarë, por edhe italianë.

Mirëpo kombëtares U-21 i munguan tifozët më specialë, stafi teknik i kombëtares së të rriturve. Ata, me në krye De Biazin nuk kanë udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur nga afër paraqitjen e kuqezinjve. Një rast ky i paprecedentë, pasi është pikërisht kombëtarja U-21, ajo që pason futbollistët e saj në ekipin e të rriturve, ku shumë trajnerë pikasin lojtarët e së ardhmes që do të përfaqësojnë Kombëtaren e të rriturve në arenën Botërore. Por "misteri" De Biazi e ka shpërfillur këtë fakt, duke mos qenë prezent në stadium me asnjërin prej pjesëtarëve të stafit të tij që përbëhet nga nëntë vetë.

Duhet theksuar që stafi teknik ka përbërje italiane, përveç trajnerit të portierëve, Ilir Bozhiqi. Ata jetojnë në Itali  dhe më e pakta që mund të bënin ishte që të ishin prezentë duke ndjekur kuqezinjtë e Redi Jupit. Por arsyen e vërtetë që nuk kanë qenë në prezent në stadium, e dinë vetëm ata. Megjithatë duhet thënë që nuk ka vend për justifikime...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga