“Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informoje publikun, në lidhje me një lajm të pavërtetë, të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Panorama Sport” mbi vendimin e arsyetuar të çështjes Skënderbeu. E vërteta është kjo: Pas apelimit që ekipi i Skënderbeut bëri ndaj vendimit të UEFA-s në Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv (CAS), u mor dhe vendimi final i cili dënoi ekipin e Skënderbeut nga pjesëmarrja në kupat e Europës për një vit. Menjëherë pas këtij vendimi FSHF është konsultuar me organet juridike të UEFA-s mbi hapat e mëtejshëm që duheshin marrë, pasi ishte një situatë e pajetuar më parë qoftë për FSHF por dhe vetë UEFA-n. Pas këtyre konsultave u arrit në përfundimin që do të pritej të publikohej vendimi i arsyetuar nga CAS, dhe më pas organet përkatëse të UEFA-s dhe FSHF-së do të rikonsultoheshin për të arritur në një vendim të përbashket mbi ekipin e Skënderbeut. Deri më sot ky vendim i arsyetuar i CAS, nuk është zbardhur, dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht në faqen zyrtare të CAS ku publikohen të gjithë vendimet e saj. Faksimilja e botuar sot është përgjigja e UEFA-s për vendimin e Komisioneve të saj. UEFA është një institucion dhe CAS një institucion tjetër krejtësisht pa asnjë lidhje me njeri-tjetrin. Kjo është e vërteta. Ky është blofi i radhës i “Panorama Sport”. Pjesa tjetër që ata i serviren publikut. Është haluçinacion i qëllimshëm në vijim të një fushate disavjeçare denigruese ndaj institucionit të futbollit, që ka për qëllim të nxijë realitetin dhe sukseset e tij në vijimësi, sidomos gjatë viteve të fundit”, saqron FSHF-ja.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.