
Karim Benzema akuzohet për shantazh ndaj Matjë Valbuenas, dhe kërkesa e tij për përgjimet e kryera në lidhje me videon erotike janë hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit të Versajës.
Në këtë mënyrë video-skandali pritet të shkojë në gjyq ku i pandehuri Benzema akuzohet për shantazh ndaj Valbuenas i cili ishte pjesë e këtij regjistrimi, shkruan “Marca”.
Gjithashtu një tjetër lojtar, Djibril Cisse është i përfshirë pasi nuk ka dhënë një dëshmi të vërtetë dhe do të përfundojë në gjykim. Në transkriptimet, që kanë rrjedhur prej zyrave të Prokurorisë, zbulohen bisedat mes futbollistit të Realit të Madridit dhe një shoku të fëmijërisë, gjatë të cilave Benzema rrëfen se po mundohet të bindë sulmuesin e Lionit që të paguajë.
Në këtë mënyrë, videoja erotike e Mathieu Valbuenës nuk do të dalë në publik. Kjo telefonatë e bërë nga 3 shantazhuesit është regjistruar, mes të cilave edhe 20 minutat e bëra në tetor të vitit të shkuar.