Hansi Flick vazhdon të punojë shumë me Barcelonën për të arritur objektivin kryesor që ka klubi. Timonieri gjerman në një intervistë të dhënë së fundmi ka këmbëngulur se ekipi është në rrugën e duhur dhe qëllimi kryesorë është të fitojnë Champions League.
Ndër të tjera është shprehur se deri tani çdo gjë po shkon siç dihet dhe lojtarët janë shumë të motivuar. Nga ana tjetër mbështetja e tifozëve cilësorë shumë e rëndësishme për skuadrën për të ecur përpara.
“Siç e thashë edhe sezonin e kaluar, mendoj se po punojmë për të qenë më të mirë çdo ditë. Duhet të përmirësojmë gjërat e vogla, madje edhe ato shumë të voglat, për të qenë në gjendje të përparojmë.
Për këtë bëhet fjalë dhe sigurisht, kemi edhe një shans për të fituar Champions League. Është një objektiv shumë i madh për ne dhe punojmë për të çdo ditë.
E di që tifozët na ndihmojnë në çdo ndeshje. Është një kombinim i mirë, të jemi të gjithë së bashku dhe për këtë arsye të gjithë po luftojmë për këtë titull të madh.
Ne fituam titullin tonë të parë në Superkupë. Ishte fantastike kundër Real Madridit. Por në fund të fundit, ne jemi Barça dhe po luftojmë për gjithçka. Kemi mundësinë të garojmë për çdo titull dhe kjo është ajo që duam”, ka theksuar Flick.
