Te Barcelona kanë marrë një lajm shumë të rëndësishëm para derbit me Gironan. Kjo lidhet ngushtë me një nga futbollistët “big” të katalanasve.
Sipas “Mundo Deportivo” bëhet me dije se Raphninha është rikthyer në stërvitje duke dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e tij. Sulmuesi siç dihet mori një dëmtim në përballjen ndaj Elches, ndërsa më pas mungoi në sfidat ndaj Albacetes, Mallorcas dhe Atlético Madridit.
Tashmë fakti që braziliani ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të grupit ka “ngrohur” krahët e Hansi Flick. Në këtë mënyrë gjermani mund ta llogarisë liderin e skuadrës në derbin ndaj Gironas, përballje që do të luhet ditën e hënë.
Në këtë sezon braziliani ka luajtur në 22 ndeshje në të gjitha garat, me 13 gola dhe 5 asistime. Fatkeqësojnë dëmtimet e kanë lënë jashtë për më shumë se 40% të ndeshjeve të skuadrës.
