Hansi Flick ka marrë një lajm të keq para duelit me Athletico Madrid. Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Marcus Rashford.
Ish-futbollisti i United ka pësuar një dëmtim në gju, gjë e cila do të mbajë jashtë fushës së blertë për duelin e radhës që skuadra katalanase do të luajë në Copa Del Rey.
Sulmuesi anglez pritet qe t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore në ditët në vazhdim për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Mungesa e tij padiskutim bën me “dhimbe koke” trajnerin e Barcës, i cili duhet të “riformatojë” repartin e sulmit për duelin me madrilenët.
Siç dihet sfida mes Barcelonës dhe Athletico Madrid do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00. Ekipet do të sfidohen mes tyre në stadiumin “Metropolitano Stadium” dhe është e vlefshme për gjysmëfinalen e Copa Del Rey.
View this post on Instagram
