Raphinha është një nga futbollistët që ka marrëdhënie shumë të mirë me Lamine Yamal. Dyshja janë mjaft të lidhur me njëri – tjetrin, me brazilianin që flet gjithë superlativa për shokun e skuadrës te Barcelona.
29-vjeçari është shprehur se 18-vjeçari do të mund të fitojë çdo trofe individual që mund të ekzistojë. Kjo pasi meriton çdo trofe, pasi paraqitjet e tij janë të një tjetër niveli.
“Jo, jo, në fund të fundit, Lamine meriton edhe çmimet që ka fituar dhe ato që nuk i ka fituar, të cilat gjithashtu mendoj se shumë kanë qenë shumë të padrejta ndaj tij. Ai është një fëmijë, i cili ka shumë ëndrra futbolli përpara tij dhe jam i sigurt se do të fitojë të gjitha çmimet individuale që e presin”, ka theksuar braziliani.
