Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E festoi golin me lot dhe duart nga qielli, Blerim Kotobelli dedikim babait që nuk jeton më: Ishte për ty, të dua përjetë!

Shkruar nga NEWSPORT
E festoi golin me lot dhe duart nga qielli, Blerim Kotobelli dedikim babait
Blerim Kotobelli

Blerim Kotobelli ishte protagonist absolut në fitoren e Teutës përballë Bylisit të shtunën që lamë pas. Sfida përfundoi 2-1 në favor të durrsakëve, teksa golin e fitores e shënoi pikërisht kapiten Kotobelli.

Sigurisht që atë “tundje rrjete”, kapiteni e festoi me lot dhe me duart lart nga qielli. Kjo sepse vetëm pak ditë më parë humbi njeriun e ti të shtrenjtë, babain.

Së fundmi, mbrojtësi 33-vjeçar ka prekur me një dedikim në rrjetet sociale, fjalë të cilat ia kushton pikërisht të atit që nuk jeton më. Mes rreshtave të ndierë, Kotobelli tregon dashurinë për babain, ndjenjë e cila është e mbështjellë nga dhimbja, por e forcuar nga krenaria.

"Më mësove si të vrapoj pas ëndrrave… Po vrapova pas një topi, por në fakt po vrapoja pas kujtimit tënd. Nuk ishe në tribun, por ishe në çdo rrahje të zemrës sime. Ky gisht drejt qiellit ishte për Ty, mbështetja ime e përjetshme. Ky gol është per ty , te dua përjetë Babi”, shkruan Kotobelli.

E festoi golin me lot dhe duart nga qielli, Blerim Kotobelli dedikim babait
Postimi i Blerim Kotobellit

 

Poll

Lexo gjithashtu