Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të humbasësh ndaj Teutës nuk është turp”, Mirel Josa akuza të FORTA: Ndeshjen e vendosi arbitri

Shkruar nga NEWSPORT
“Të humbasësh ndaj Teutës nuk është turp”,
Mirel Josa

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Aurel Markun në transfertën kundër Teutës, skuadra ballshiote nuk e mbrojti dot rezultatin, duke dalë e humbur 1 – 2. Pas ndeshjes, foli trajneri Mirel Josa. Ai hodhi akuza të forta ndaj arbitrimit, aty ku kryesor ishte Eldorian Hamiti:

“Të humbësh një ndeshje me Teutën, skuadër që është ndërtuar rishtas, ka investim, nuk është turp. Por mënyra se si ne humbim ndeshjen, nuk më pëlqeu fare se kishte influencë duke filluar që te kornja e parë që ne hëngrëm golin.

Nuk ishte për Teutën, që aty u pa tendenca e Hamitit që dhe në avantazhe favorizoi ekipin e Teutës. Tjetër, një faull shumë i rëndë në favor tonë nuk u dha.

Çfarë mund të them për një ndeshje futbolli të tillë? Ndeshja me këto episode luhet. Më mirë të pyesnit arbitrit për këto gjëra se ndeshjen e vendosi ai. Kaq. Nuk kam për të bërë asnjë analizë teknike, sa i përket lojës”.

Poll

Lexo gjithashtu