Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

S’ka pushim për 4 skuadrat e Superiores, në mesjavë rikthehen emocionet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë (SFIDAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme u mbyll edhe java e 30-të e Abissnet Superiore, ku Kastrioti triumfoi përballë Kukësit 1-0 dhe Partizani mposhti 2-1 Bylisin. Tashmë për 4 skuadrat e Superiores nuk do të ketë pushim, pasi në mesjavë do të rikthehen edhe emocionet e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Ditën e mërkurë do të luhen dy takime mjaft interesante, teksa në fushë do të zbresin Vllaznia, Egantia, Tirana dhe Teuta. këto përballje do të startojnë duke nisur që nga ora 18:00, me ekipet që kërkojnë fitoren për të shpresuar te kalimi në finalen e madhe të “Air Albanias”.

Tirana do të presë në “Elbasan Arena” Teutën. Kryeqytetasit kërkojnë të bëjnë tripletën këtë sezon dhe synojnë edhe trofeun e Kupës. Nga ana tjetër skuadra e Edi Martinit në kampionat lufton për mbijetesën dhe  Kupën e shikon si një mundësi reale për të kapur kupat e Europës.

Gjithashtu paralelisht luhet në “Loro Boriçi” ku Vllaznia do të presë Egnatian. Shkodranët kërkojnë edhe finalen e dytë rresht, ndërsa synojnë të mbrojtë kurorën. Megjithatë rrogozhinasit bënë historinë deri në gjysmëfinale, por do të synojnë që mos të jetë një shëtitje, teksa synojnë edhe finalen e parë në historinë e tyre.

[caption id="attachment_689783" align="alignnone" width="731"] Ndeshjet gjysmefinale ne Kupen e Shqiperise[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga