
Mbyllet pa fitues sfida mes Vllaznisë dhe Bylis në “Loro Boriçi”. Takimi i dytë mes shkodranëve dhe ballshiotëve ka përfunduar 1-1.
Të parët që do të gjenin golin do të ishin djemtë e Naxhi Shensoit, ku Kaçori do të tunde rrjetën në minutën e 76’-të. Po autori i golit do të linte të tijtë në balltë, pasi do të ndërshkohej me të kuq vetëm 3 minuta më pas.
Për të barazuar shifrat mendoi Alivoda, që gjeti rrugën e rrjetës në të 85’-tën. Pas këtij rezultati në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë kualifikohen kuqeblutë e Mirel Josës, të cilët kanë triumfuar në takimin e parë 2-0.
Tashmë shkodranët në turin tjetër gjejnë Partizanin, i cili u kualifikua ditën e djeshme pasi mposhti Korabin.
Poll