Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Situatë jo e favorshme me ndryshimin e trajnerit", Bekim Balaj: Është momenti që ne lojtarët të marrim më shumë përsipër

Shkruar nga NEWSPORT
"Situatë jo e favorshme me ndryshimin e trajnerit", Bekim Balaj:

Vllaznia ka barazuar me rezultatin 1-1 përballë Erzenit në ndeshjen në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Protagonist në këtë sfidë për kuqeblutë ishte dhe Bekim Balaj i cili ktheu në gol një 11-metërsh. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli vetë sulmuesi shkodran.

“Është një situatë jo e mirë, jo e favorshme për ne. Ndryshimi i trajnerit…Një pjesë e parë e dominuar nga ne çdo gjë kontrollohej nga ne pasi shënuam gold dhe kishim rastin për të dyfishuar rezultatin. Në pjesën e dytë loja ndryshoi dhe Erzeni na shënoi”.

-Çfarë prisni me trajnerin e ri dhe çfarë nuk po i japin këto lojtarë trajnerit?

“Është momenti që ne lojtarët të marrim më shumë përsipër pasi është e lehtë të kalosh situatat nga një trajner tek tjetri. Duhet ta gjejmë forcën të ngrihemi”.

-Çfarë duhet të ndryshojë Vllaznia?

“Kjo skuadër ka nevojë për shumë më shumë grintë. Një ndeshje në Shkodër që mund të them që ishte jetë a vdekje dhe si pakuptim nuk arritëm të shpreheshim.

-Ndikon entuziazmi i tifozëve?

“Mund ta shohësh në shkallët e stadiumit. Rezultatet na kanë munguar dhe Loro Boriçi është boshatisur dhe kjo ka ndikuar në psikologjinë tonë. Duhet të rikthejmë fitoret që të rikthejmë tifozët”.

-Një malore për ju ndeshjet e ardhshme?

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Duhet të gjejmë forcën dhe të rikthehemi me Partizanin. Me sa kam informacion Hakaj do të rikthehet nga dëmtimi më shpejt”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga