Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Situatë e nxehtë te Partizani, Bruno Telushi rrezikon dënimin

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e nxehtë te Partizani, Bruno Telushi rrezikon dënimin

Situatë e nxehtë te Partizani. Bruno Telushi refuzon stolin. Ndeshja e të kuqve kundër Bate Borisov duket se ka lënë pasoja te kampionët me kapitenin që ka treguar shenja nervozizmi pas takimit me bjellorusët.

Siç raporton shtypi i shkruar, vlonjati ka qenë i pakënaqur me trajnerin Zoran Zekiç, i cili nuk e preferoi nga minuta e parë. Sjellja e tij ka bërë përshtypje te kroati që ka kërkuar marrjen e masave.

Megjithatë drejtuesit e Partizanit ende nuk kanë vendosur për të. Një dënim i Telushit padyshim mund të krijonte pakënaqësi te 17 herë kampionët e vendit, për shkak të ndikimit që ka edhe te futbollistët e tjerë të skuadrës.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë në kampin e kuq, me Zekiç që pret ndëshkimin e vlonjatit. Nga ana tjetër drejtuesit kërkojnë të ç’tensionojnë situatën para ndeshjes së kthimit me Bate Borisov.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga