Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Situatë e nderë te Partizani, Olsi RAMA zbret në fushë (DEBAT ME FRANKO LERDËN)

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e nderë te Partizani, Olsi RAMA zbret në fushë

Partizani arriti të fitonte dje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Vorës me rezultatin 3-0. Kjo sfidë u luajt në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmës. Para fillimit të takimit, i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama. Ky i fundit ka zbritur në fushë teksa ka pasur një bisedë të gjatë edhe me trajnerin Franko Lerda. Herë pas here nuk ka munguar as ngritja e zërit nga të dy palët, megjithatë gjithçka është mbyllur aty.

Nuk dihet me saktësi çfarë kanë diskutuar me njëri-tjetrin, por në fund të dy dolën të buzëqeshur. Kujtojmë që Partizani nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Edhe pse dje arritën të fitonin kundër ekipi inferior, elita do shumë punë dhe djersë. Kampionët luajnë dy sfida të vështira, këtë fundjavë kundër Bylisit, ndërsa javën tjetër përballen në derbi me Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga